AKTUALITET, 17 Janar 2025, 21:55

Pakti me Melonin për emigrantët/ Ish-kryeministri italian paralajmëron Ramën: Kujdes me transparencën sepse rrezikoni hyrjen në BE!

Pakti me Melonin për emigrantët/ Ish-kryeministri italian

Ish-kryeministri italian, Matteo Renzi, i ftuar në Syri TV, ka komentuar marrëveshjen e bërë publike mes Emirateve të Bashkuara, Shqipërisë dhe Italisë për energjine e ripërtëritshme, ndërsa është ndalur edhe tek çështja e kampeve të emigrantëve në Shqipëri.

Renzi u shpreh se në qoftë se ekzistojnë këto qëndra emigrantësh që askush nuk i përdor dhe karabinierët italianë po qëndrojnë në spa dhe resorte me vajzat shqiptare, do të thotë se diçka nuk funksionon. Më tej Renzi shtoi se Shqipëria është një vend, i cili ka të drejtat për t’u futur në BE, por për tu futur në BE duhet të ketë më shumë transparencë.

‘Përgëzime, shumë të zotët gazetarët tuaj, sepse bënë një skup. Në dritën e atij skupi, në qoftë se ekzistojën këto qëndra emigrantësh që askush nuk i përdor dhe karabinierët tanë po qëndrojnë në spa dhe resorte me vajzat shqiptare, do të thotë se diçka që nuk funksionon.

Atëherë të bëjmë diçka, meqë ne kemi rreth 2500 shqiptarë në burgjet italiane, unë them, këta 2500, që janë një pjesë shumë e vogël në mesin e mijëra shqiptarëve që janë integruar në Itali, atëherë kush është fajtor që ka bërë krime, duke marrë parasysh këtë, në Itali ka shtretër në burgje vetëm për 48 mijë persona. Por në burgje janë 65 mijë vetë. Pra është një mbipopullim.

Ata qytetarë shqiptarë që duan të vijnë në Shqipëri, në vend që të vijnë në burgjet e mbipopulluara, të rrinë në këto struktura që janë gati këtu,’ tha Renzi.

Sipas liderit të Italia Viva, kryeministrja italiane do paguajë personalisht për këtë dështim.

‘E di si do përfundojë? Giorgia Meloni do të përfundojë duke paguar shpenzimet e këtyre strukturave. Sepse kur ti shkon kundër ligjit në Itali, rrezikon të paguash’. Renzi e kishte një paralajmërim edhe për Edi Rammën, të cilit i kërkoi transparencë.  Sipas tij, këto marrëveshje mund të pengojnë hyrjen e Shqipërisë në BE.

‘Sipas meje, duhet të jeni të vëmendshëm ju si qytetarë shqiptarë, që të mos jepni përshtypje se bëni marrëveshje që nuk ndihmojnë në hyrjen e BE. Sipas meje, Shqipëria është Europë. Shqipëria është një vend, i cili ka të drejtat për t’u futur në BE.

Mua më kujtohet në vitin 2014, polemikat kur nuk u donin si shtet kandidat, unë punova që Shqipëria të ishte shtet kandidat për të hyrë në BE. Tani duhet të punojmë që Shqipëria të futet në BE.

Por nëse duam të qëndrojmë brenda BE, duhet të kemi më shumë transparencë. Të themi gjërat, t’i shpjegojmë, të flasim me gazetat, t’u përgjigjemi pyetjeve të gazetarëve edhe atëherë kur të nervozojnë pak. Sepse pyetjet e gazetarëve karakterizojnë demokracinë. Unë u përgjigjem miqve të mi shqiptarë dhe italianë, kujdes me transparencën se është gjëja që u duhet më shumë për t’u futur në Europë’.

‘Unë i them Edi Ramës, sa më shumë transparencë të ketë në Shqipëri, aq më shumë Shqipëri ka në Europë.

Meqë unë besoj se vendi i Shqipërisë është Europë, unë uroj që të festoj shumë shpejt hyrjen e Shqipërisë në Europë. Por duhet një marrëveshje e madhe për transparencën,’ theksoi Renzi.