AKTUALITET, 11 Janar 2025, 15:50

Paketa e maleve/ Gati projektligji, synon të nxisë zhvillimin ekonomik në zonat malore

Paketa e maleve/ Gati projektligji, synon të nxisë zhvillimin ekonomik

Paketa e Maleve është pr\ligji që synon të nxis zhvillimin ekonomik në zonat malore duke frenuar braktisjen e fshatit. Investitorët e maleve me shumën simbolike 1 euro do të blejnë shtetit truallin në të cilin do të ndërtojnë biznesin e tyre.

Certifikata e pronësisë do të merret vetëm pasi të ketë përfunduar projekti i zhvillimit. 500 subjektet e para që do të investojnë në ekonomin malor do të përjashtohen nga katër taksa, si përjashtimi i tatimit për një periudhë 10 vjeçare , përjashtimi nga taksa infrastrukturës, taksa e pasurive të paluajtshme dhe TVSH-ja. Po kush mund të përfitojë nga Paketa e Maleve

“Më konkretisht mund të jenë banorët që kanë patur vështirësi  në shfrytëzimin e pronës , po ashtu mund të jenë dhe sipërmarrës aktualë të cilët kanë nevojë të zgjerojnë aktivitetin, por mund të jenë edhe investitor  të mëdhenjtë të cilët përveç investimeve në bregdet  tashmë do të kenë një vëmendje më konkrete drejt këtyre territoreve”, -shprehet Shpresim Domi, ekspert i turizmit rural.

Kjo është mundësi e mirë për bizneset, por tepër e vështirë për tu arritur nga vetë banorët e maleve.

“Të faktojë që e ka përdor atë tokë për më shumë se 10 vite , e dyta duhet të ketë një plan zhvillimi për të arritur për të marrë një leje  që do ketë një afat 2 vjeçar  dhe kur flasim për investime të kësaj natyre është e vështirë për një fermë, banor zone, ose një ish-emigrant.“, tha Domi.

Investimet do të kryhen në zonat malore me përparësi zhvillimi që miratohen nga bashkitë.  Pas programit 100 fshatrat kjo është tentativa e dytë e qeverisë të kthejë invesitorët me sytë nga fshati.