AKTUALITET, 20 Shkurt 2024, 17:15

Pak minuta para nisjes së protestës, flet Flamur Noka

Pak minuta para nisjes së protestës, flet Flamur Noka

“Revoltë të qytetarëve ndaj regjimit” e ka quajtur deputeti demokrat Flamur Noka protestën e thirrur nga Rithemelimi që pritet të nisë pas pak.

Noka përsëriti frazën se kjo protestë edhe kundër ‘regjimit kriminal dhe korruptiv’ të Shqipërisë.

“Është protestë revoltë, revoltë e qytetarëve ndaj regjimit. Skenarët janë revoltë ndaj regjimit më kriminal dhe më korruptiv që ka pasur ndonjëherë Shqipëria”-tha Noka.