AKTUALITET, 19 Qershor 2026, 14:03

Padia kundër emërimit të prokurorit Dado, Erion Veliaj mbërrin në Gjykatën Administrative/ Nuk lejohen kamerat

Padia kundër emërimit të prokurorit Dado, Erion Veliaj

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka mbërritur në Gjykatën Administrative.

Aty pritet të zhvillohet seanca e radhës lidhur me padinë e kryebashkiakut, i cili kërkon shfuqizimin e dekretit për emërimin e prokurorit Ols Dado. Gjykata Administrative ka refuzuar sërish kërkesat e gazetarëve për transmetimin live apo regjistrimin e plotë të seancës.

Sipas gjykatës, vendimi i mëparshëm i gjyqtarit Hazbi Balliu, i marrë më 8 maj, për ndalimin e transmetimit të drejtpërdrejtë mbetet ende në fuqi dhe nuk është ndryshuar.

Në të njëjtën linjë me seancat e mëparshme, kamerat do të lejohen vetëm në fillim të procesit për pamjet teknike dhe më pas gjatë shpalljes së vendimeve të ndërmjetme ose përfundimtare, por jo gjatë zhvillimit të debatit gjyqësor.