TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Komisionit Hetimor për sistemin TIMS, Ervin Salianji ka refuzuar kërkesën e ministrit të Brendshëm, Taulant Balla për të mbajtur seancë me dyer të mbyllura.
“Të thirret ministri i Brendshëm në komision. Prokuroria që e ka me masë arresti Muçën jep lejen që të vijë të dëshmojë, ju e kërkoni me dyer të mbyllura. Rendi i ditës është i përcaktuar, nuk e përcaktoni ju. Shpallni në kërkim ministrin e brendshëm, aman mor mos na bëni për të qeshur. T’i lutemi si komision Edi Ramës t’u çojë një mesazh që të vijë në komision. Do dal do ta gjej vetë, dhe do them pse fshihesh o zotëri, do më ndiqni pas ta gjej? Mos më trembi, o gjeneral… Shpallim në kërkim Taulant Ballën. Ta gjejnë ku është fshehur. Çfarë t’i bëjmë ne kësaj… pasi të vij dhe të marr fjalën atëherë do flasin
Futi një të kënduar se nuk punon ashtu mikrofoni. Shpallni në kërkim ministrin ose në zbatimit të rendit të ditës, ministri duhej të paraqitej në komision në orën 5. Balla po na ndjek live nga FB, ju lutem paraqituni këtu. Ju lutem paraqituni siç keni marrë njoftimin dhe jepni arsyetimin tuaj. Nëse ju kemi shqetësim hajde t’i diskutojmë. Ministri Brendshëm ka frikë të përballet me deputetet dhe ju prisni që policia të përballet me krimin. Imagjinoni të përballen me armë reale këta, ka vetëm një përgjigje që mund të qetësoje shpirtrat e trazuar.”, tha ai.