AKTUALITET, 23 Qershor 2026, 10:59

Opozita/ Kuvendi mbyll dyert të enjten, PD: Të zhvillojmë mocion me debat për kërkesat e protestuesve dhe raportin e PE

Opozita/ Kuvendi mbyll dyert të enjten, PD: Të zhvillojmë mocion

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka kërkuar Kuvendit zhvillimin me urgjencë te një mocioni me debat, duke argumentuar se protestat e vazhdueshme qytetare dhe shqetësimet mbi transparencën e qeverisë kërkojnë diskutim të menjëhershëm parlamentar.

Në kërkesën qe mban firmë e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, theksohet se  protestuesit kanë paraqitur pesë kërkesa kryesore: dorëheqjen e qeverisë, shfuqizimin e kuadrit ligjor për investimet strategjike, anulimin e kuadrit ligjor të njohur si “Paketa e Maleve”, anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura dhe anulimin e ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore shqiptare.

Çështje këto që janë adresuar edhe nga Partia Demokratike, ku janë depozituar nismat ligjore për shfuqizimin e këtyre ligjeve. Më herët Partia Demokratike ka kërkuar edhe zhvillimin e një mocioni me debat, mbi Raportin e Komisionit Europian për procesin e integrimit.

Në kërkesën që mban firmë e kryetarit të grupit Gazment Bardhi, theksohet se protestuesit kanë paraqitur pesë kërkesa kryesore: dorëheqjen e qeverisë, shfuqizimin e kuadrit ligjor për investimet strategjike, anulimin e kuadrit ligjor të njohur si “Paketa e Maleve”, anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura dhe anulimin e ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore shqiptare.

"Ndër të tjera, qytetarët kanë paraqitur disa kërkesa që kërkojnë adresim të menjëhershëm, sepse janë të bazuara. Konkretisht, qytetarët kanë paraqitur 5 kërkesa, që përfshijnë:

1. Dorëheqjen e Qeverisë;

2. Shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor për investimet strategjike;

3. Shfuqizimin e kuadrit ligjor për Paketën e Maleve;

4. Anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura;

5. Anulimin e ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore shqiptare", thuhet në deklaratë.
Sipas Bardhit këto çështje, janë adresuar edhe nga Partia Demokratike, ku janë depozituar nismat ligjore për shfuqizimin e këtyre ligjeve.

Me herët Partia Demokratike ka kërkuar edhe zhvillimin e një mocioni me debat, mbi Raportin e Komisionit Evropian për procesin e integrimit.

Opozita/ Kuvendi mbyll dyert të enjten, PD: Të zhvillojmë mocion