TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, tha se Kuvendi është i vetmi që s’i ka kushtuar vëmendje protestave në Tiranë, ndryshe nga institucionet europiane. Më tej, tha se rrëzimi i tri kërkesave të PD për mocionin me debat për protestën dhe raportin e PE nga mazhoranca u bënë pa argument.
“Është fakt i njohur botërisht që protesta e qytetarëve shqiptarë ka marrë vëmendjen e disa parlamenteve europiane. Ka marrë vëmendjen e eurodeputetëve në seancën e fundit të PE. I vetmi parlament në rruzullin tokësor që s’i ka kushtuar vëmendje, është parlamenti i Shqipërisë.
Grupi parlamentar i PD ka dorëzuar një kërkesë për interpelancë urgjente në raport me shqetësimet e qytetarëve nëse i ka marrë në konsideratë, së dyti për rolin që do të duhet të luajë në adresimin e tyre dhe gjithashtu ka dorëzuar një mocion me debat për raportin që cakton detyrat e shtëpisë. Kjo rezolutë do të duhej të ishte që nga dita 1 plani ynë i punës. Të tria kërkesat janë rrëzuar sot pa argument dhe me fjalët se po bëjmë zëdhënësin e protestuesve”, tha Bardhi.