AKTUALITET, 5 Maj 2026, 13:45

Operacioni/ Zbulohen dy lokale ku organizoheshin lojëra fati në Tiranë, arrestohet një nga pronarët dhe procedohet administratori

Operacioni/ Zbulohen dy lokale ku organizoheshin lojëra fati në

Policia e Tiranës ka zbuluar dy lokale ku organizoheshin lojërat e fatit. Për pasojë është vënë në pranga një nga pronarët e lokalit dhe është proceduar një administrator.

Gjatë aksionit, u sekuestruan tavolina pokeri dhe pajisje elektronike që shërbenin për këtë veprimtari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariateve të Policisë Nr. 4 dhe Nr. 3, në vijim të kontrolleve në lokale dhe subjekte të tjera, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të përshtatjes së tyre për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit, zbuluan 2 lokale ku organizoheshin lojëra fati.

Për këto raste:

-u arrestua shtetasi E. H., 39 vjeç, pasi gjatë kontrollit në lokalin që administronte, në rrugën “Sitki Çiço”, u konstatua se kishte përshtatur ambientin për organizimin e lojërave të fatit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 tavolina pokeri që u gjetën në lokal;

-u procedua penalisht shtetasi E. C., 55 vjeç, pasi në lokalin që ai administronte, gjatë këqyrjes së celularit të tij, u gjetën aplikacione për baste sportive.

Kontrollet kundër kësaj veprimtarie vijojnë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë

Vijon operacioni policor i koduar “Fati i lojërave”.

Zbulohen 2 lokale ku organizoheshin lojëra fati. Vihet në pranga administratori i njërit lokal, procedohet penalisht administratori i lokalit tjetër.

Sekuestrohen tavolina pokeri dhe pajisje elektronike që shërbenin për këtë veprimtari.