AKTUALITET, 15 Maj 2026, 09:45

Operacioni/ Kontrolle për personat në kërkim, RENEA dhe Policia e Shtetit ‘krehin’ banesa e biznese në Lezhë, Kurbin e Mirditë

Operacioni/ Kontrolle për personat në kërkim, RENEA dhe Policia e

Gjatë mbrëmjes së kaluar e deri në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje, forcat RENEA dhe Policia e Shtetit kanë zhvilluar kontrolle në disa zona të qarkut Lezhë, për kapjen e personave në kërkim.

Policia ka krehur një perimetër të gjerë në banesa dhe biznese në Lezhë, Kurbin e Mirditë, pas informacioneve te siguruara se mund të strehoheshin persona në kërkim.

Aksioni erdhi pas informacioneve se në territorin shqiptar mund të ishte futur Elson Reçi, i shpallur në kërkim nga SPAK që prej 15 majit të vitit 2024, raporton A2.

Policia ushtroi kontrolle në banesën e tij në Mirditë, si edhe në disa ambiente të tjera, por pa rezultat, pasi Reçi nuk u gjet. Më pas, nga verifikimet e kryera, rezultoi se në Shqipëri kishte hyrë vëllai i tij dhe jo vetë Elson Reçi.

Elson Reçi akuzohet nga SPAK se ka siguruar kushtet dhe mjetet materiale për kryerjen e vrasjes së Preng Gjinit. Reçi është nipi i Kastriot Reçit, i cili u ekzekutua me snajper në Rrëshen më 7 janar të vitit 2020