AKTUALITET, 12 Qershor 2026, 12:42

Operacioni i SPAK/ Pjesë e një grupi trafiku kokaine e pastrimi parash, zbulohen emrat e 20 personave të akuzuar

Operacioni i SPAK/ Pjesë e një grupi trafiku kokaine e pastrimi

Janë zbardhur emrat e 20 personave ndaj të cilëve SPAK ka lëshuar masa sigurie në kuadër të operacionit të zhvilluar kundër një grupi të strukturuar kriminal të dyshuar për trafikim të kokainës dhe pastrim të parave.

Kujtojmë që SPAK lëshoi 15 ‘arrest me burg’ dhe  5 ‘arrest në shtëpi’.

Krerët e këtij grupi dyshohet se janë vëllezërit Artur dhe Luçiano Koçeku, të cilët drejtonin trafikun e drogës.

Në pranga ka rënë biznesmeni Orest Sota, ndërsa në ‘arrest shtëpie’ është Edmond Jaupi. Në kërkim janë shpallur biznesmenët Artur Shehu e Ilir Shtufi.

Artur Shehu është një nga pronarët që posedon pjesën më dërrmuese të tokës në Zvërnec, ku është planifikuar ndërtimi i një resorti luksoz. Ai ndodhet prej vitesh në SHBA ku ka fituar azil politik. Në kërkim gjithashtu është dhe Orges Birçaj.

EMRAT 

1-Ardian Zykaj

2-Alfredo Hamzai

3-Adrian Rama

4-Erjon Rama

5-Orgest Bircaj

6-Orest Sota

7-Elton Memeti

8-Artur Shehu

9-Leonard Bishaj

10-Arben Ismaili

11-Edmond Jaupi

12-Besnik Myftari

13-Dritan Aga

14-Luciano Koceku alias Artur Koceku

15-Dino alias Abedin Koceku

16-Ervin Koceku

17-Astrit Vladi

18-Kastriot Vladi

19-Gezim Islami

20-Ilir Shtufi