AKTUALITET, 29 Qershor 2026, 13:25

Operacioni/ Grabisnin banesa dhe makina, çmontohet banda e hajdutëve, 4 të arrestuar dhe një në kërkim! Ja çfarë u sekuestrua nga Policia

Operacioni/ Grabisnin banesa dhe makina, çmontohet banda e

Një bandë hajdutësh që grabisnin banesa dhe makina është goditur nga Policia e Sarandës në qytetin bregdetar ditën e sotme (29 qershor).

Gjatë operacionit të koduar “Focus” u arrestuan 4 prej të dyshuarve të identifikuar dhe një i pestë u shpall në kërkim.

Të arrestuarit janë:

Sh.Dafku, 33 vjeç, banues në Durrës, B.Allaraj, 27 vjeç, banues në Tiranë, B.Cengu, 32 vjeç, banues në Tiranë dhe E. Dumbollari, 30 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi O.Shehu, 39 vjeç, banues në Fier.

Të rinjtë akuzohen për të paktën 6 vjedhje në seri, të dokumentuara dhe të kryera me thyerje gjatë javës së kaluar. Të dyshuarit janë nga Tirana, Durrësi dhe Fieri.

“U ndaluan B. A., 27 vjeç, B. C., 32 vjeç dhe E. D., 30 vjeç, të tre banues në Tiranë dhe Sh. D., 33 vjeç, banues në Durrës. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi O. Sh., 39 vjeç, banues në Fier. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin vjedhje me thyerje, në banesa dhe në automjete”, tha policia vendore.

Sekuestrohen laptop dhe celular, të dyshuar të vjedhur, si dhe 1 automjet që dyshohet se përdorej për kryerjen e vjedhjeve.

Njoftimi i Policisë Sarandë:

“Si rezultat i një pune intensive hetimore dhe operacionale të kryer nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, për goditjen e një grupi kriminal që kryente vjedhje në banesa dhe në automjete, u finalizua operacionin i koduar “Focus”. Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit:

A., 27 vjeç, B. C., 32 vjeç dhe E. D., 30 vjeç, të tre banues në Tiranë dhe Sh. D., 33 vjeç, banues në Durrës.
Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi O. Sh., 39 vjeç, banues në Fier.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin vjedhje me thyerje, në banesa dhe në automjete.

Gjatë periudhës 25.06.2026-27.06.2026, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në zona të ndryshme në Sarandë, kanë vjedhur shuma të konsiderueshme parash, laptopë, tablet, sende me vlerë dhe dokumente personale, në 5 automjete të cilave iu kanë thyer xhamat dhe në 1 banesë. 

Vijon puna për kapjen e shtetasit në kërkim dhe për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky grup kriminal. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”.

Operacioni/ Grabisnin banesa dhe makina, çmontohet banda e

Operacioni/ Grabisnin banesa dhe makina, çmontohet banda e