AKTUALITET, 13 Korrik 2026, 13:04

Operacioni/ Bllokohen 110 litra verë e padeklaruar në portin e Durrësit, shoferi gjobitet me trefishin e detyrimit

Operacioni/ Bllokohen 110 litra verë e padeklaruar në portin e

Administrata Doganore ka bllokuar rreth 110 litra verë të paketuar në ambalazh tetra-pack, të konstatuara gjatë kontrollit të një autobusi në Portin e Durrësit.

Mjeti u përzgjodh për kontroll pas sinjalizimit nga strukturat e monitorimit dhe iu nënshtrua fillimisht skanimit. Më pas, në vijën e dytë të kontrollit, u evidentua sasia e padeklaruar e verës.

Shoferi i mjetit u dënua me gjobë në vlerën e trefishit të detyrimit doganor, ndërsa vera është sekuestruar.