TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një operacion kundër kultivimit të bimëve narkotike është zhvilluar në Shkodër, ku janë asgjësuar përmes djegies 2098 bimë dhe fidanë kanabisi.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se operacioni u zhvillua në fshatrat Ndrejaj dhe Vukël.
Ndërkohë Policia njofton se ka arrestuar në flagrancë në parcelën ku kishte kultivuar bimë narkotike një 53-vjeçar.
Në flagrancë është arrestuar edhe një 52-vjeçar për veprën penale "Moskallëzimi i krimit". Ndërkohë është proceduar penalisht kryeplaku i fshatit Vukël.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Shkodër, për veprime të mëtejshme hetimore.
Njoftimi i Policisë:
Qarku Shkodër/Vijon operacioni policor i koduar "Territor i Pastër", kundër kultivimit të bimëve narkotike.
Goditen 2 raste të kultivimit të bimëve narkotike në fshatrat Ndrejaj dhe Vukël.
Kapet në flagrancë në parcelën ku kishte kultivuar bimë narkotike dhe vihet në pranga 53-vjeçari.
Arrestohet në flagrancë edhe një 52-vjeçar për veprën penale "Moskallëzimi i krimit".
Procedohet penalisht kryeplaku i fshatit Vukël.
Asgjësohen me anë të djegies 2098 bimë dhe fidanë kanabisi.
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Njësinë e Sigurisë Publike Shkodër dhe komisariatet në varësi, vijojnë me intensitet kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.
Si rezultat i kontrolleve:
Në njësinë administrative Shosh, në fshatin Ndrejaj, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër konstatuan 768 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Gjatë ndërhyrjes, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi P. M., 53 vjeç, banues në fshatin Ndrejaj.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në afërsi të banesës së këtij shtetasi, u gjetën dhe u sekuestruan 80 kubikë të dyshuar cannabis sativa.
Ndërsa, në njësinë administrative Kelmend, në fshatin Vukël, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe konstatuan 1250 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Në vijim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi A. Ç., 52 vjeç, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit", pasi u konstatua në afërsi të parcelës me bimët narkotike.
Gjithashtu, nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin K. B., 65 vjeç, me detyrë kryeplak i fshatit Vukël.
Kontrollet vijojnë në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, me qëllim parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.