TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Olsi Jazexhi, thotë se njerëzit në Iran kanë më shumë liri se në Shqipërinë e Edi Ramës, edhe pse aty janë vrarë mbi 500 persona gjatë protestave të fundit.
Jazexhi, i ftuar në Të Paekspozuarit, deklaroi se qeveria iraniane është shumë tolerante dhe se protestat janë frymëzuar nga amerikanët dhe izraelitët.
I pyetur përse regjimi ka vrarë protestues, mes tyre të rinj dhe fëmijë, Jazexhi tha se nuk mund t'ju besohet mediave ndërkombëtare.
"Në Iran njerëzit kanë më shumë liri se në Shqipërinë e Ramës. Protestat janë të sanksionuara me ligj, mund të protestosh dhe nuk të arreston njeri, siç më arrestoi mua Rama në 2020 me policinë e anti terrorit. Situata në Iran është shumë paqësore. Pati disa protesta që nisën në 28 dhjetor dhe protestat u çuan nga, është një Pazar në Teheren, siç kemi ne tregun e Medresesë, se në Iran populli nuk ka taksa si në Shqipëri. Amerikanët, izraelitët, e luftojnë republikën islamike që në 1979 me përmbysjen e diktaturës së shahut, Irani u bë një nga shtetet më të rrezikshëm ndaj aparteidit izraelit.
Protesta nisi nga pazarxhinjtë e Teheranit. Irani është nën sanksione, amerikanët dhe izraelitët godasin në mënyrë të pandalshme monedhën iraniane, ndryshe nga Shqipëria, ku Rama falë aleancës me Izraelitët e ka bërë lekun më të fortë se euron. Në Iran e blejnë një telefon 100 dollarë sot, por kur e sjell në Iran, të bie vlera e monedhës dhe humbet para.
Mosadi dhe CIA futën grupet që financojnë ato kundër Republikës Islamike dhe dolën njerëz nëpër rrugë me armë duke vrarë policinë, njerëzit e forcave të sigurisë. Janë djegur biznese. Çfarë bëri CIA në Iran? Atë që bëri në Shqipëri në 1997, kur u formuan banda dhe u dogj vendi. Përballë këtyre bandave, qeveria iraniane bëri këtë që bëri qeveria në Shqipëri.
Problemi me qeverinë iraniane është se janë shumë tolerantë. Kur bën këto gjëra në Kanada, Amerikë apo në Londër, ku po të çosh flamurin e Palestinës të fusin në burg. Qeveria iraniane është tolerante.
Tani protestat kanë marrë fund, Irani vuan nga protesta, por protestat më të mëdha kanë qenë ato të 2021", tha Jazexhiu.