AKTUALITET, 28 Maj 2026, 23:43

“O Preç, s’i ka kap Rama Topin dhe Klanin, se po i bie nga Kina?!”, Bushati dhe Tela debatojnë me Zogajn për pavarësinë e medias

“O Preç, s’i ka kap Rama Topin dhe Klanin, se po i bie nga

Analistët Andi Bushati, Preç Zogaj dhe Andi Tela, debatuan në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV për pronarët e televizioneve kombëtare, të ciët janë shndërruar në investitorë strategjikë. 

Pjesë nga debati

Zogaj: Unë shoh që në të gjitha studiot, ka pak njerëz që flasin pro qeverisë. Një pjesë e gazetarëve nuk janë investigativë, investigim për korrupsonin këtu po bën SPAK-u dhe mediat.

Bushati: S’kanë bërë. Televizionet kombëtare që marrin licensa publike që vare nga këta.

Zogaj: Kriticizmi nuk lidhet vetëm me investigimin, por edhe me një ngjarje.

Bushati: I ka heshtur. O Preç mediat janë të pavarura? S’i ka kap Rama Top Channel dhe Klan? Se po i bie nga Kina.

Zogaj: Nga Kina nuk i bie unë. Suksesi i mediave të mëdha që ti i ke aq problem nuk varet nga propaganda.

Bushati: Ore i ka kap Rama? Informacionin e tyre, jo Big Brother-in.

Zogaj: Nuk i ka kap Rama.

Bushati: Dakord, e mbylla debatin.

Zogaj: Kam prova unë. Pasqyrën magjike që sheh ti atje ku nuk shoh unë nuk e kam. Ti e ke.

Bushati: Ti më tregon audiencën. Ku e ke audiencën? Ku ka audiencë në Shqipëri?! Do të thuash një gënjeshtër për të mbuluar një gënjeshtër më të madhe?

Zogaj: Kemi lajmet e Top Channel-it dhe dhe shumë ndjekës sepse njerëzit nuk ndjekin propagandën, është programacioni, janë lajmet dhe nuk më vjen mirë që i kthehemi kësaj teme. Unë kur kolegët nuk janë të pranishëm...

Bushati: Ne jemi njerëz që mbajmë qëndrime publike. Edhe Saliun s’e kemi përballë por ia themi.

Zogaj: Suksesi i mediave është kompleks. Politika jonë nuk është se s’ke ku ta thuash, por s’ke çfarë të thuash.

Bushati: Denoncim në media nuk ka. Media është bërë altoparlant. Rolin si media e kanë humbur prej vitesh.

Zogaj: Suksesi i mediave të mëdha përgënjeshtron një analizë të thjeshtëzuar.

Bushati: Po ku ka sukses më të madh, investitor strategjik.

Zogaj: Po pak ka nëpër botë që investojnë deri në fusha të inteligjencë artificiale?

Tela: Po një investitor strategjik do të ishte i lirë të godiste qeverinë?

Zogaj: Për t’u bërë investitor strategjik duhet të kesh një kapital X, nëse aplikon je i lirë, a e ke marrë sipas kritereve? 

Tela: Kriteret përcaktohen, bëhen. Po nuk shkojnë t’i thonë gazetarit hiq këtë, vendos atë.