TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Protesta e sotme, e 17-ta në bulevard ka vijuar me tone të forta ironie dhe thirrje kundër qeverisë, ku protestuesit kanë reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama dhe qëndrimeve të Komisionit Europian për çështjen e Zvërnecit. Dhe imagjinata e protestuesve nuk ka kufi.
Gjatë tubimit, nga turma janë dëgjuar thirrje me përmbajtje ironike dhe kritike, ku një prej tyre është bërë virale për gjuhën e përdorur: “O bos, t’rre menja se u ka bo deti Marta Kos”, një shprehje që protestuesit e përdorën në formë satire politike ndaj deklaratës së komisioneres europaine.
"Dua ta bëj Zvërnecin kos o Marta", "E bëjmë o Edi, direkt", thuhet në një tjetër pankartë, ku kryeministri Rama dhe Marta Kos shihen në një dialog.
Në një reagim më herët, Komisionerja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, ka deklaruar se ka marrë garanci nga qeveria shqiptare se projekti turistik në Zvërnec do t’i nënshtrohet rregulloreve mjedisore dhe se vlerësimi i ndikimit në mjedis është ende në proces.
Protestuesit vijuan me thirrje kundër qeverisë, duke i kërkuar kryeministrit Rama anulimin e projekteve dhe largimin nga Shqipëria. Por jo vetëm kaq. Qytetarët vijojnë të kërkojnë largimin e gjithë klasës politike.
Gjatë gjithë ditëve të protestës qytetarët kanë mbajtur parulla dhe pankarta ku i kërkojnë BE-së të reagojë për anulimin e ligjit që lejon ndërtimet në zonat e mbrojtura, diçka që bie ndesh me legjislacionin e Unionit.









