TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mes emocionit dhe krenarisë, Aila rrëfen përvojën e saj në olimpiadën e gjuhës shqipe e letërsisë.
“Përgatitjet nuk mund të them se ishin në një periudhë të caktuar kohore, ishint ë vazhdueshme, ato më kanë sjellë deri këtu. E gjithë olimpiada ishte shumë e bukur, edhe emocionet, të paharrueshme, sidomos faza e fundit.
Nuk e prisja të dilja vendi I parë, ndoshta prisja të isha mes të parëve. U habita shumëkur kuptova sa shumë pikë kisha marrë”, tha Aila Kola.
Ndërsa trofeun e kësaj fitoreje ia dedikon familjes së saj, Aila thotë se mbështetja dhe besimi i prindërve kanë qenë shtysa më e madhe në këtë rrugëtim.
“Ata kanë qenë një mbështetje e madhe për mua gjatë gjithë kësaj eksperience, jam shumë mirënjohëse. Kanë qenë shtysa ime kryesore. Këtë fitore ua kam kushtuar atyre”, u shpreh Kola.
Për të, suksesi është rezultat i përkushtimit e disiplines, ndërsa ndan edhe një mesazh për bashkëmoshatarët e saj.
“Në pjesën më të madhe të javës fokusohem te mësimet, e organizoj sa më mirë kohën me strukturë të caktuar, që të kem kohë më pas edhe për aktivitete të tjera.
Merri mundësitë që të jepe, ki besim. Me punë, përkushtim e vullnet cdo gjë mund të arrish. Asnjëherë mos mendo se dicka është e paarritshme”, tha ajo .
Faza finale mbarëkombëtare e Olimpiadës së gjuhës shqipe u zhvillua në Kosovë, duke mbledhur 90 finalistë nga Shqipëria dhe Kosova në një aktivitet kushtuar gjuhës amtare, dijes dhe bashkëpunimit arsimor.