AKTUALITET, 14 Nëntor 2025, 13:48

Nuk tërhoqi fletëthirrjen e SPAK? Berisha e mohon: Janë mashtrime, unë kam tek pallati njerëz që marrin postën. Do të shkoj sa herë të më thërrasin

Nuk tërhoqi fletëthirrjen e SPAK? Berisha e mohon: Janë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mohon që ti këta ardhur një fletëthirrje nga SPAK që ai të paraqitet.

Në konferencë me gazetarët, ai deklaroi se do të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme sa herë që të thërrasin, por në rastin për “dosjen e 21” janarit, ai thotë se në adresë të tij nuk ka mbërritur asnjë fletëthirrje.

Sipas Berishës, thirrja mund të ketë shkuar në Parlament, por jo në selinë e PD dhe as në shtëpi.

“Nuk më kanë thirrur. Sa herë që të më thërrasin, unë shkoj dhe nuk kam asgjë”, tha Berisha.

Sali Berisha: Po kanë bërë këtë, janë mashtrues ordiner. Kujt ja kanë ofruar. Nëse këta thonë që ja dërguam dhe nuk e pranoi janë mashtrues dhe të pafytyrë. Unë kam tek pallati njerëz që marrin postën, le të nxjerrin firmën. Unë kam njerëz në seli. Atëherë pse del që paskan marrë vetëm Parlamentin e Taulantit.

Për ju, dhe çdo gazetar tjetër, do t’u sugjeroja të mos e lejoni veten të keqpërdoreni nga njerëz të papërgjegjshëm të inkriminuar, mashtrues, të cilët e kanë shtuar në atë institucion në një seksion të PS. Unë nuk e kam rastin për ty konkretisht, pork am konstatruar një keqpërdorim, e thëem publikisht, mizor të gazetarëve nga këta individë të lidhur kokë e këmbë me krimin që më kujton keqpërdorimin që bënin seksionet e sigurimit të shtetit dikur ndaj personave të caktuar. E kam deklaruar, faktuar se unë i përgjigjem çdo thirrje të gjykatës, Prokurorisë Speicale apo jo speciale.

Nuk ka asnjë lloj lëkundje nga unë në këtë qëndrim dhe nuk mund të ketë kurrë. Së dyti, ata që e fusin veten për të krijuar dhe e bëjnë veten bashkëpunëtorë në një propagandë banale të turpshme, as nuk kanë fytyrë, moral e ligj sepse posta kur niset ligji është dorëzohet. Atioj që i dorëzohet it ha i merret firma, e mora firmën. Dhe unë kudo, qoftë në seli, aty ku banoj kam njerëz të përgjegjshëm që kurrë nuk mund të ndodhë që të firmosin për një dokuemnt që adresohet tek punë dhe të mos ma japin. Po kjo i intereson Altin Troplinit që e shndërron atë institucion, u jep standartet e tij morale.

Sa është sot data 17…më falni 14, nga 3 që pretendohet deri më 14, ai dokument mund të vinte pesë herë në zyrën time, në shtëpinë apo në parlament. Se janë institucione. Nuk ka as kurkund. E vetmja gjë që u bë kjo se duhej që lakejtë dhe puthadorë të qeverisë të krijonin lajme, madje edhe në studio të debatonin për ftesën nëse do shkoj apo jo, që të mbulonin super skandalin e Lubi Ballukut dhe Edi Ramës