AKTUALITET, 6 Korrik 2026, 22:17

"Nuk na duhet asnjë Kuvend"/ Iris Kola: Protesta duhet të mbizotërohet nga gjenerata Z!

"Nuk na duhet asnjë Kuvend"/ Iris Kola: Protesta duhet të

Studentja dhe protestuesja Iris Kola, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, deklaroi se protesta duhet të mbizotërohet nga gjeneratë Z, ndërkohë që deklaroi se qeveria tashmë nuk ka përballë një gjeneratë të dalë nga diktatura që nuk di asgjë për botën. 

"Si gjeneratë Z po e them, nuk kam gjë me moshën tuaj dhe kam respekt. Gjenerata më e madhe se ne dhe qeveria, nuk jeni më para një gjenerate që sapo kanë dalë nga diktatura dhe nuk dinë gjë për botën. Kjo protestë nuk ka nisur nga gjeneratë Z por duhet të mbizotërohet nga gjenerata Z. Studentët diplomohen me ëndrra dhe iki. Ne jemi të parët që prekemi. Jemi e ardhmja e këtij vendi dhe duhet të ngremë zërin. Kam shumë ditë që po shkoj dhe po bërtas kundër qeverisë. Nuk po bërtas kundër qeverisë që të ngrihet ky kuvendi dhe të na marër vendin.

Ne fotojmë secilin të ri që nuk ka me kë të vijë, të vijnë të në bashkohen, të na gjejnë dhe të na shkruajnë", tha ndër të tjera Kola.