TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeminsitri Edi Rama mbajti fjalën në takimin e organizuar në Pallatin e Kongreseve në Tiranë për 35 vjetorin e Partisë Socialiste.
Në një pjesë të fjalimit të tij, Rama u ndal te çështjet e drejtësisë dhe sfidat politike që, sipas tij, lidhen me procesin e transformimit të vendit dhe integrimin europian.
"Nuk jemi duke kërkuar lirinë për të burgosurin politik Erion Veliaj, se nuk është çështja jonë. Sado e dhimbshme dhe e padrejtë të na duket ne. Ne pikërisht pse jemi këtu për të bërë histori dhe për ti lënë fëmijëve një Shqipëri tjetër kemi një detyrë, detyrën Fatos Nano e kreu më së miri jo vetëm duke përballuar burgun dhe duke dalë me dorën e shtrirë burgosurit të tij. Pa i hapur asnjëherë detit të socialistëve për ta përmbytur Shqipërinë nga e para. Jemi në udhëkryq, jo PS, Shqipëria. Mes së shkuarës dhe të ardhmes. Mes Shqipërisë që kemi pasur kaq shumë vite dhe asaj që kemi misionin t’ja lëmë fëmijëve në BE. ajo në BE kërkon sakrifica, të të gjitha llojeve. Drejtësia e vetmja sakrificë reale që politikanët bëjnë sepse lëshojnë pushtet, lëshojnë një shpatë me rrezikun që t’ju vijë me të drejtë dhe padrejtë.", tha ai.