AKTUALITET, 28 Maj 2026, 15:26

“Nuk ka rrezik për Ebolën në Shqipëri”, ekspertët: Kujdes me udhëtimet në zonat e prekura

“Nuk ka rrezik për Ebolën në Shqipëri”,

Ebola, sëmundje infektive me vdekshmëri të lartë, ka alarmuar autoritetet shëndetësore ndërkombëtare. Por sa gjasa ka të vijë në Shqipëri? Eksperti i ISHP, Artan Simaku, shprehet se nuk ka asnjë shans që kjo sëmundje të vijë në Shqipëri dhe Europë.

Ebola shfaqet 21 ditë pasi je infektuar, por cilat janë simptomat e saj?

“Fillon si grip, por jep hemorragji kur rëndohet. Këshillojmë mos të udhëtohet në vendet e prekura”, shprehet Simaku.

Në aeroporte ka nisur këshillimi i udhëtarëve se si të veprojnë nëse kontaktojnë një qytetar të infektuar, në mënyrë që të izolohen.