TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Preç Zogaj, duke komentuar qëndrimet brenda PS-së për protestën, u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se do të ketë reagime brenda mazhorancës, sepse sipas tij, nuk janë ushtarë dhe do të mbajnë qëndrimet e tyre.
“Ky është një proces dhe varet se si do të ecin zhvillimet. Nuk mundet brenda javës, por prapë unë nuk e përjashtoj. Në 1991 PPSH fitoi 2/3 e deputetëve dhe pas një viti 27-28 për qind, jo më shumë. Pra kur ka lëvizje të tilla tektonike që bëhen në emër të një ndryshimi jo vetëm gjeneratash, por edhe mentaliteti, sidomos kur Shqipëria i afrohet Evropës, unë mendoj se nuk mund të përjashtohen reflektime.
PS vërtetë është bërë ide pushteti dhe është shndërruar në një shtet-parti, por gjithnjë ka patur dhe ka socialistë që i qëndrojnë besnikë asaj historisë së tyre dhe ideologjisë së të majtës socialdemokrate, nuk e përjashtoj që kanë ngelur njerëz atje dhe nuk e përjashtoj që duke parë evoluimin e ngjarjeve do të ketë deputetë socialistë që do të kërkojnë reflektim dhe reagim.
PS pasi bëri Kongresin e saj të parë e kam menduar dhe parë si parti më demokratike se PD dhe e kam shkruar këtë. Ka socialistë që e kanë këtë koshiencë, ka edhe deputetë që jetojnë me këtë koshiencë, nuk jetojnë në Hënë, nuk janë ushtarë, pavarësisht se janë vënë një pjesë me listë të mbyllur, por edhe që janë zgjedhur me votë, kanë mendimet e tyre për disa aspekte të protestës, janë të prekur me disa akte që nuk kanë të bëjnë me thelbin e protestës, do të mbajnë një qëndrim, nuk janë në shitje, kaq lirë”- tha Zogaj.