TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analistët Enton Abilekaj dhe Andi Tela, duke komentuar sloganin “Ripërtëritje” që u bë publik në Kuvendin Kombëtar të PD-së, emrat e rinj që u u bënë anëtarë dhe ndryshimet e pritshme në organet drejtuese, u shprehën se nuk ka asgjë të re.
Pjesë nga biseda
Abilekaj: Nga aspekti teknik, si zyrtar partie është platforma V që mat performancën e çdo anëtari të partisë, e hapur, si “Lëvizja Bashkë” që ka një tjetër. Ajo që prisnim ne për ripërtëritje është a ndryshoi njeri, a pati një program tjetër për t’u dhënë përgjigje atyre që kërkohen. Deri tani s’ka asgjë të re, nëse zgjedh një ekip i ri. Nuk dimë nga nis Ripërtëritja.
Tela: Këtu është frika. Sekretariatet, Lidhja e Grave...
Abilekaj: Nuk e dimë Ripërtëritja nga fillon.
Tela: Do të ndërrohet sekretari i Përgjithshëm.
Rakipi: Kalon Belua thua?
Tela: Nuk e di.
Rakipi: Po Flamurin pse e heqin?
Tela: Disa veprime duhet t’i bëjë Berisha. Se s’ka mundësi të vazhdojë dhe nuk do të kishte arsye.
Abilekaj: Aty në krah ishte Flamuri.
Tela: Do të ketë një garë për këta të Berishës. Për sekretar të përgjithshëm.
Rakipi: Po aty fiton Flamuri.
Tela: Varet a do të hyjë në garë.