AKTUALITET, 16 Shkurt 2025, 22:41

"Nuk do të ekzistonin pa vullnetin e tij", rrogtarët e shtëpive Studio Kadare-Agolli mbrojnë kryebashkiakun e burgosur

"Nuk do të ekzistonin pa vullnetin e tij", rrogtarët e

Shtëpitë Studio Kadare – Agolli në Tiranë, që strehojnë vepra të historisë dhe letërsisë shqiptare, kanë bërë një postim në rrjetin social Instagram, përmes të cilit shprehin mirënjohjen për kontributin që kryetari i bashkisë Erion Veliaj, ka dhënë për këto projekte.

Kujtojmë se Erion Veliaj ndodhet në paraburgim që prej një jave, nën akuzën e korrupsionit.

Ndërkaq “Shtëpitë Studio Kadare – Agolli” theksojnë në postimin e tyre se nuk do të ekzistonin dhe s’do të ishin pjesë themelore e trashëgimisë së Tiranës, pa vullnetin e Kryebashkiakut Veliaj.

Shtëpitë Studio Kadare – Agolli në Tiranë, nuk do të ekzistonin dhe s’do të ishin pjesë themelore e trashëgimisë së Tiranës, pa vullnetin e Kryebashkiakut Veliaj.

Këto nukla me peshë të kulturës sonë kombëtare, janë një projekt i madh i Erion Veliajt i cili sot është realitet.

Momente nga hapja e Shtëpisë Agolli më 13 Tetor, në prani të kuratores Elisabeta Terragni, familjarëve të Agollit dhe ekipit të Bashkisë Tiranë.

Sot, vizitorët shqiptarë dhe të huaj kanë dyer të hapura për të njohur historinë e letërsisë dhe komunizmit në Shqipëri përmes këtyre hapësirave të vyera kulturore.