TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, vizitoi selinë e KFOR në Prishtina.
Gjatë vizitës, Nufi u prit nga komandanti i KFOR-it në Kosovë, Ozkan Ulutas, me të cilin diskutoi mbi zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë dhe angazhimin e vazhdueshëm e të koordinuar në rajon.
“Prezenca e Aleancës në Kosovë mbetet një garanci e qëndrueshme për sigurinë dhe njëkohësisht një shtyllë kyçe e pranisë euroatlantike në rajon, në mbrojtje të paqes, stabilitetit dhe të ardhmes së përbashkët”, u shpreh Nufi në një postim në rrjetet sociale.
Gjatë qëndrimit të tij, ministri u takua edhe me efektivët shqiptarë që shërbejnë nën flamurin e Shqipërisë dhe atë të NATO, duke vlerësuar profesionalizmin, përkushtimin dhe rolin e Shqipërisë si një aleat i besueshëm në shërbim të paqes dhe sigurisë.

