AKTUALITET, 12 Nëntor 2024, 14:04

Një tjetër ish-ministër shkon në SPAK

Një tjetër ish-ministër shkon në SPAK

Ish-ministri i Transporteve dhe ish-deputet i LSI, Edmond Haxhinasto, është paraqitur ditën e sotme në SPAK.

Ende nuk dihen detaje mbi thirrjen e tij në SPAK, por kujtojmë se në vitin 2018 Haxhinasto është paraqitur tek Prokuroria e Krimeve të Rënda, për t’u pyetur për procedurat e rrugës Tiranë-Elbasan.

Hetimet për këtë çështje nisën pasi Damian Gjiknuri bëri kallëzimin në prokurori në dhjetor të vitit 2017, ç’ka lë të kuptohet se kjo dosje nisi të aktivizohet pas prishjes se koalicionit PS-LSI.