TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Andi Bushati u përfshi në një debat të ashpër me deputetin e PS-së, Ardit Bido, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, për dhunën e ushtruar nga policia ndaj protestuesve.
Bushati tregoi videon e dhunimit të një qytetari nga Durrësi që u shtri dhe u godit me shkopinj gome nga policia, duke e cilësuar policin një bandit kriminel, për të cilin Bido tha se është një familjar me 700 mijë lekë rrogë.
Biseda
Bushati: Këtë pamje nuk e jep asnjë media sot.
Bido: Po atë policin që i vajti pllaka në kokë.
Bushati: Këtu ke një qytetar të çmobilizuar dhe vjen një bandit kriminel.
Bido: Me 700 mijë lekë rrogë.
Bushati: Një bandit kriminel.
Bido: Një polic me 700 mijë lekë rrogë që mban familjen me bukën e gojës dhe nuk është as i PS as i PD, por i policisë së shtetit.
Bushati: Nëse flisni kështu bëheni 2 banditë.
Bido: Je ti bandit në radhë të parë nëse krahason dhunën fizike të një krimineli me neutralizimin që bën policia.
Bushati: Në çdo vend të botës një qytetar i çmobilizuar, të shtrirë për tokë, vazhdohet të gjihet me shkopa gome.
Bido: Hajde hapim se çfarë ndodh në protestat në Gjermani, se në Amerikë flasin armët.
Bushati: Kjo është fytyra kriminale.
Bido: Hajde shohim se çfarë ndodh në protestat në Gjermani.
Vatnikaj: Rregulloni Gjermaninë se e rregulluat Shqipërinë.
Bushati: Bëhen edhe filma, thoshte Elisa. O Bido nuk mund të mbrosh këtë.
Bido: Polici që ka neutralizuar individin nuk mund ta shoqërojë në komisariat.