AKTUALITET, 22 Maj 2026, 10:12

Nisin hetimet/ Përfshihen nga flakët 4 betoniere në një kantier ndërtimi, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Nisin hetimet/ Përfshihen nga flakët 4 betoniere në një

Katër betoniere janë përfshirë nga flakët gjatë natës në një kantier ndërtimi në fshatin Dukat në Vlorë.

Mjetet ishin në pronësi të shtetasit B.Mehillaj. Si pasojë e zjarrit, betonieret janë djegur plotësisht, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Vlorë, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, por pa arritur të shpëtojnë mjetet.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për identifikimin e autorëve.