TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ka nisur në Tiranë protesta e 29-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Qytetarët u mbledhën fillimisht sheshi 'Skëndërbej', për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë, teksa nuk mungon thirrja simbolizuese e këtyre tubimeve. "Rama n'burg, Berisha n'burg".
Në fillim të protestës para marshimit ngha sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë, Ilir Xhemalaj një nga organizatorët e protestës.
Ai u shpreh se mënyra si Rama po merret me protestuesit tregon një mendësi komuniste.
Xhemalaj: Protesta ditën e sotme do vijojë si normalisht. Do kemi folësa të ndryshëm nga populli dhe pasandaj do vijojmë me marshimin. Në ditët në vazhdim do vijojmë protestën deri në dorëheqjen e qeverisë Rama dhe kastës politike prej 80 vjetësh.
Shkresa ishte 5 pika që kemi artikuluar. Dhe ne thjeshte ja adresuam ambasadave në gjuhën e tyre. Kemi kontakte me ndërkombëtarë. Jemi të interesuar që zërin ta çojmë më lart. në Selitë diplomatike duhet ta dëgjojnë zërin e popullit shqiptar dhe të shprehen. Di vijojnë nesër eurodeputetë dhe do artikulojnë fjalë.
Mendoj se forca jonë është ai shesh. Nëse lëshojmë sheshin humbasin forcën. Protesta është e popullit shqiptar dhe është paqësore dhe nuk duhet të përshkallëzojë në dhunë, Kjo protestë ka bërë që të uli kryeministrin. Nuk kemi ushtruar dhunë për asnjë moment. Kjo nuk do përshkallëzojë në dhunë dhe do kërkojë paqësisht dorëheqjen e kryeministrit.
Ka mendësi komuniste që të bëjnë biografinë deri në brezin e shtatë. Tipar i liderit diktatorial. nuk duhet të merret me protestuesit, ata janë të qetë. lejojmë këdo që të flasë dhe të artikulojë mendimet e tija.
Protesta, e cila prej katër javësh zhvillohet çdo mbrëmje, vijon të ketë si kërkesë kryesore dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë, ndërsa organizatorët kanë deklaruar se mobilizimi do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave të tyre.
Edhe në protestat e fundit, qytetarët kanë përsëritur njëzëri thirrjet që tashmë janë kthyer në refrenin e përditshëm të marshimeve.
“Shqipëria kërkon revolucion”, “Ju erdhi fundi”, “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen”, “O Ilir, o legen, prite Salën se po vjen”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Shqipëri e re” dhe “Poshtë patronazhistët”, kanë qenë disa nga sloganet e brohoritura nga protestuesit gjatë tubimeve dhe marshimeve në rrugët e Tiranës.
Edhe protesta e sotme pritet të shoqërohet me marshim në disa akse të kryeqytetit, ndërsa qytetarët kanë paralajmëruar se do të vijojnë rezistencën deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
KËRKESAT E PROTESTUESVE:
Kjo protestë mbarëpopullore dhe paqësore kërkon sa më poshtë:
1. Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe të qeverisë.
2. Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake dhe me mandat 12-mujor.
3. Ndryshime kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimin e tyre me referendum popullor, duke përfshirë ndër të tjera: ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme, kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës politike të një individi.
4. Paralelisht kërkohet anulimi i ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura, anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore, shfuqizimin e Paketës së Maleve, si dhe shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për investimet strategjike.
5. Kërkohet një kontratë të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, e cila do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë, të propozuar nga sheshi i protestës.