AKTUALITET, 6 Korrik 2026, 11:58

Nis sot regjistrimi në e-Albania për klasat 1&10, afati i fundit deri më 31 korrik

Nis sot regjistrimi në e-Albania për klasat 1&10, afati i fundit

Nga sot, më 6 korrik, kanë nisur regjistrimet online për nxënësit e klasave të para dhe të dhjeta përmes platformës e-Albania.

Sipas njoftimit zyrtar, sistemi do të qëndrojë i hapur deri më 31 korrik, duke u dhënë mundësi prindërve të kryejnë regjistrimin e fëmijëve të tyre brenda afatit të përcaktuar.

Procesi i regjistrimit realizohet tërësisht online përmes platformës shtetërore, duke lehtësuar procedurat administrative dhe shmangur paraqitjen fizike në institucione.

Autoritetet u bëjnë thirrje prindërve të mos e lënë regjistrimin për në momentet e fundit, për të shmangur vonesat apo problemet teknike që mund të shfaqen gjatë periudhës së ngarkuar të sistemit.