TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sifida me përballejn e zjarreve të verës duket se ka nisur në vend, ndërsa sezonin e ka hapur zjarri i cili përfshiu malin e Shëngjinit, ku zjarrfikësit pas shumë orësh punë arritën të neutralizonin situatën. Bëhet me dije se edhe tre vatrat të tjera zjarri janë ndezur në Zadrimë, Balldren dhe Pllanë.
Në Zadrimë dhe Balldren zjarri i rënë ka përfshirë sipërfaqe bujqësore, por është vënë nën kontroll nga forcat zjarrfikëse. Gjë e cila ka parandaluar përhapjen e tyre drejt zonave të tjera.
Ndërsa në Pllanë, situata është më e ndërlikuar dhe problematike, pasi flakët kanë përfshirë një zonë pyjore. Forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e tyre, pasi rreth saj ka edhe banesa.