AKTUALITET, 5 Korrik 2026, 16:55

Nis lirimi i protestuesve të arrestuar, priten me përqafime e duartrokitje nga familjarë dhe qytetarë (VIDEO)

Nis lirimi i protestuesve të arrestuar, priten me përqafime e

Ka nisur lirimi i  protestuesve të arrestuar pas tensioneve në protestën e zhvilluar ditën e enjte. Protestuesit kanë lënë bllokun e sigurisë në rrugën “Mine Peza”.

Gjykata e Tiranës shpalli pak më parë verdiktin për 19 protestuesit që u arrestuan pas përplasjes me policinë në tubimin e 2 korrikut.

Për protestuesit Everest Bardh dhe Ervin Gega u caktua masa e arrestit në shtëpi, pavarësisht se prokuroria kërkoi arrest me burg për ta, duke argumentuar se kishin kryer akte dhune duke shkatërruar makinën e policisë.

Ndërsa Altin Hila, babai që u bë simbol i protestës, pasi shfaqej bashke me fëmijën e sëmurë u la i lirë, edhe pse fillimisht prokurori kërkoi burg, e më vonë e zbuti qëndrimin duke kërkuar arrest shtëpie.

12 protetues u lanë nën masën e detyrimit për paraqitje, ndërsa 5 të tjerë u liruan pa masë sigurie.
Seanca zgjati më shumë se 5 orë, kohë gjatë së cilës u pezullua pasi protestuesi Niko Carklaj shfaqi shtqetësime, për shkak se vuan nga epilepsia.