AKTUALITET, 13 Maj 2026, 11:30

Nis hetimi/ Sherr në Sarandë, plagoset me thikë në gjoks 42-vjeçari! Shoqërohet në Komisariat autori i dyshuar

Nis hetimi/ Sherr në Sarandë, plagoset me thikë në gjoks

Një konflikt në Lagjen nr. 1 në Sarandë ka përfunduar me plagosjen e një 42-vjeçari.

Sipas informacioneve paraprake, gjatë sherrit të ndodhur paraditen e sotme është përdorur thikë, ndërsa i lënduar ka mbetur O.Muçodemi.

Burime spitalore bëjnë me dije se 42-vjeçari ka marrë një plagë me thikë në gjoks, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shoqëruar autorin në Komisariat teksa vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.