AKTUALITET, 7 Maj 2026, 09:31

Nis hetimi/ Aksident te mbikalimi i Saukut, “Toyota Yaris” përplas taksinë, pezullohet qarkullimi i makinave

Nis hetimi/ Aksident te mbikalimi i Saukut, “Toyota Yaris”

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë mbikalimit të Saukut në Tiranë.

Burimet bëjnë me dije se një makinë tip “Toyota Yaris” është përplasur me një taksi, që ka shkaktuar dhe një bllokim të qarkullimit të mjeteve në zonë.

Deri më tani nuk dihet akoma nëse nga ngjarja ka të plagosur.

Referuar pamjeve të siguruara nga burimet mësohet se në vendngjarje ndodhet Policia Rrugore, ndërsa pritet të mbërrijnë dhe autoritetet e tjera për zbardhjen e plotë të rastit.