TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin Kardhiq–Delvinë, në vendin e njohur si Fushë Vërri e Delvinës, ku si pasojë ka humbur jetën një person dhe janë plagosur tre të tjerë.
Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete. Njëri prej tyre, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur pas përplasjes. Ndërkohë, automjeti tjetër, një 'Audi' ka pësuar dëmtime të shumta materiale.
Menjëherë pas aksidentit në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ambulancat dhe forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për dhënien e ndihmës së parë dhe normalizimin e situatës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në këtë aksident tragjik.

