AKTUALITET, 14 Qershor 2026, 19:39

Nis braktisja e Ramës, “Neomalësorja” largohet nga grupi i PS-së dhe del deputete e pavarur

Nis braktisja e Ramës, “Neomalësorja” largohet nga grupi i

Marjana Koçeku, deputetja e Malësisë së Madhe e njohur edhe si "Neomalësorja” njoftoi përmes një statusi të shkurtër në Facebook, se e ka lënë grupin Parlamentar të PS-së dhe prej sot e tutje do të jetë deputete e pavarur në Kuvend.

"Prej sot jam deputete e pamvarun. Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë e i kam shprehë qysh para se me u asociu me nji parti. Ato m’i diftojne kufijtë"- shkroi ajo në gegnisht.

“Neomalësorja”, një vajzë nga Malësia që merrej me mbarështimin e dhive u zgjodh në listë të sigurtë nga Edi Rama për zgjedhjet e vitit të kaluar dhe arriti të hyjë në Kuvend.

Në statusin e fundit ajo u shpreh shumë e indinjuar për shkarkimin e rektorit të Universitetit të Shkodrës, Tonin Gjuraj, por tha se nuk do të komentonte këtë vendim dhe nuk dihet nëse largimi ka lidhje me këtë zhvillim që është debatuar gjatë në Shkodër.

Me largimin e saj Grupi Parlament i PS-së zbret në 82 deputetë.