TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nipi i Enver Hoxhës, Ermal Hoxha ka reaguar për Ora News lidhur me lajmin qe ai ka qënë në prokurorinë e posacme për tu marrë në pyetje.
Për gazetarin Edison Vatnikaj ai shprehet se ka disa ditë që ka qenë në Itali.
"Është lajm i pavertetë,nuk jam thirrur për të deklaruar ne SPAK, për asnjë ceshtje.
Prej disa ditësh kam qenë jashtë vendit në Itali.
Jam kthyer në Rinas dt 6/1/24 ,ora 20:30 . Vertetohet nga bileta e udhëtimit dhe dokumentat e marrjes së makines me qera ne Itali", ka thënë Hoxha.
Në dispozicion të gazetarit nga Ermal Hoxha janë vënë edhe bileta e udhëtimit në Itali e po ashtu edhe fatura e makinës me qera.