AKTUALITET, 23 Qershor 2026, 09:46

Ngrihen tensionet/ Sherr në Vlorë, policia shoqëron disa persona në komisariat

Ngrihen tensionet/  Sherr në Vlorë, policia shoqëron disa persona

Një konflikt mes disa personave është regjistruar mbrëmjen e së hënës në bulevardin “Ismail Qemali”, në zonën e njohur si lagjja “Lef Sallata” në Vlorë.

Sipas informacioneve, disa persona janë përfshirë në një përplasje fizike dhe verbale, duke shkaktuar tension dhe shqetësim te qytetarët që ndodheshin në zonë.

Pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e Policisë, të cilat kanë ndërhyrë për të normalizuar situatën.

Personat e përfshirë në ngjarje janë shoqëruar në ambientet e komisariatit, ku po merren në pyetje për të sqaruar rrethanat dhe motivet e përplasjes.