TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shitje dhe prodhim i narkotikëve, është akuza që iu është shtruar 5 të rinjve të cilët u shpallën në kërkim në lidhje më ngjarjen në Astir. Kjo akuzë vjen pas dëshmisë së dhënë nga dy shoqet e S.Q të cilat kanë deklaruar përpara oficerëve të policisë gjyqësore se kanë shkuar me dëshirë në apartament, pasi i ka thirrur shoqja e tyre për të kaluar një nate me 5 djemtë si dhe të përdornin lëndë narkotike kanabis dhe kokainë.
“Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit” dhe “Falsifikimi i dokumenteve” janë veprat penale të cilat rëndojnë mbi J.S dhe 4 shokët e tij, të cilët sipas policisë në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë mbajtur të mbyllur shtetasen 21-vjeçaren në apartamentin e marrë me qira ditore, ndërkohë tani u është shtuar edhe ajo e shitjes së lëndëve narkotike.
Ngjarja u shënua në 9 janar kur S.Q nën efektin e lëndëve narkotike dhe alkoolike telefonoi në polici, rreth orës 14:00 se ishte dhunuar nga disa persona, telefonat që alarmoi policinë e cila blindoi për mbi 1 orë zonën e Astirit në Tiranë, Policët e RENAS hynë me litar nga tarraca në dritaren e katit të 8-të dhe nxorën vajzën nga apartamenti i marrë me qira ditore nga J.S.
Ky i fundit rezulton me precedent penal për trafik të lëndëve narkotike por edhe armëmbajtje pa leje. J.S bashkë më shokët e tij S.S, O.A, A.J dhe A.A kanë qenë nën shoqërinë e 3 vajzave, S.Q dhe dy shoqeve të saja, të cilat kanë dëshmuar në polici dhe deklaruar se nuk ishin dhunuar nga asnjë prej djemve me të cilët qëndruan në apartament. Policia vijon kërkimet për t’i marrë në pyetje 5 djemtë.