AKTUALITET, 20 Janar 2025, 09:14

Ngjarja e rëndë/ Motori që drejtonte përplaset me makinën, ky është 22-vjeçari që humbi jetën në Vlorë

Ngjarja e rëndë/ Motori që drejtonte përplaset me

I riu në foto është Fatjon Kasaj, 22-vjeçari i cili humbi jetën pas aksidentit të ndodhur në Vlorë ditën e djeshme.

Motori që drejtohej nga 22-vjeçari Kasaj u përplas me një automjet tip “Peugeot”, me drejtues shtetasin J. K., 80 vjeç, banues në Vlorë.

Si pasojë, Kasaj ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.

Aksidenti u shënua rreth orës 14:47, në afërsi të urës së fshatit Lapardha.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.