AKTUALITET, 16 Janar 2025, 09:42

Ngjarja e rëndë/ Merr flakë qendra e azilit në Babrru, evakuohen personat që ishin brenda. Ja shkaku

Ngjarja e rëndë/ Merr flakë qendra e azilit në Babrru,

Qendra e azil-kërkuesve në Babrru është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:40.

Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndije elektrike dhe janë evakuuar në kohë personat brenda qendrës.

Forcat zjarrfikëse kanë shuar flakët dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 16.01.2025, rreth orës 08:40, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në qendrën azil-kërkues në Babrru.

Shërbimet e Policisë kanë evakuuar në kohë personat brenda qendrës.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimit zjarrfikës u bë e mundur fikja e zjarrit. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor punon për përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit.