TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen në Devoll ku dyshohet se një 13-vjeçare është ngacmuar seksualisht nga një 64-vjeçar. Sipas detajeve të zbardhura deri më tani shtetasi me iniciale Z. R., dyshohet se ka ngacmuar të miturën ndërsa akuzohet se ka pasur edhe kontakt fizik pasi vajza ka disa shenja në trup.
Për të sqaruar këto dyshime 13-vjeçarja i është nënshtruar një kontrolli mjekësor dhe pritet përgjigja në rast se 64-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me minorenen apo jo. Në lidhje me ngjarjen e rëndë është zbardhur edhe dëshmia e nënës së 13-vjeçares e cila është shprehur se ka qenë vajza ajo që ka rrëfyer ngacmimet.
Ai më tej bën me dije se rrëfimi i vajzës ka ardhur pas zbulimit të mesazheve me 64-vjeçarin nga familjarët. Siç u raportua edhe më herët i moshuari i dërgonte mesazhe të miturës në telefonin e gjyshes së saj gjë të cilën e ka konfirmuar edhe nëna e vajzës. Nuk dihet sa kohë ka që 64-vjeçari ngacmon 13-vjeçaren, por denoncimi ka ardhur vetëm ditën e djeshme nga e mitura, e cila ishte në polici në prani të prindërve të saj dhe një psikologeje. Ndërkohë raportohet se Z.Sh., njihet në zonë si njeri problematik.
“Siç më tregoi vajza, kohë më parë e kishte kërcënuar dhe i kishte thënë që po të tregonte për ngacmimet do t’i vriste babanë. Ja ka thënë muaj më përpara. Vajza më tha që atë që mendoni ju nuk ka ndodhur. Nuk më ka bërë gjë, më ka bërë gjëra të tjera. Më ka prekur me dorë. E njohim si bashkëfshatar, nuk kishim hyrje dalje.
Ka dy ditë vajza që më tregoi pasi kapëm mesazhet që ai i dërgonte në telefonin e gjyshit. Ne e pamë kur i ra telefoni para 2-3 ditësh, e pa kunata por nuk tregoi se kishte burrin atje. I ra dy herë në telefon, por ne nuk folëm. E merrte jashtë fshatit vajzën, e gënjente, i jepte lekë," ka rrëfyer e ëma.