TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kushtet e paqëndrueshme atmosferike kanë përfshirë jugun e vendit, duke sjellë erë të fortë dhe reshje shiu në disa zona bregdetare.
Në zonën e Radhimës, pushuesit janë detyruar të largohen nga plazhi për shkak të erës së fortë, e cila ka vështirësuar qëndrimin në bregdet dhe ka ndryshuar ndjeshëm kushtet e motit.
Ndërkohë, reshje intensive shiu kanë përfshirë edhe Himarën, duke bërë që shumë pushues të ndërpresin pushimet në plazh dhe të largohen nga bregdeti.
Ndryshimi i papritur i motit ka ndikuar në aktivitetin turistik në zonë, ndërsa autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve dhe pushuesve të tregojnë kujdes për shkak të kushteve të paqëndrueshme atmosferike.