AKTUALITET, 11 Qershor 2026, 17:08

Nga konflikti i çastit në sherr me grushte/ Shoferi në Shkodër përplas qëllimisht me makinë katër persona, zbardhet ngjarja e rëndë

Nga konflikti i çastit në sherr me grushte/ Shoferi në

Një ngjarje e rëndë është regjistruar disa net më parë pranë Kishës së Madhe në Shkodër, ku një shofer ka përplasur me dashje katër persona pas një konflikti të çastit.

Sipas informacioneve paraprake, personat e përfshirë në konflikt i janë kundërpërgjigjur drejtuesit të mjetit duke e goditur me grushte, ndërsa më pas në vendngjarje ka ndërhyrë Policia.

Rrethanat dhe motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht dinamikën e saj.