TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një grup i fuqishëm kriminal shqiptar me qendër në Durrës u shkatërruar nga autoritetet italiane në bashkëpunim edhe me SPAK. Banda merrej me trafikun e kokainës nga Shqipëria, Italia, vendet e BE deri në Amerikën Latine.
Në dosjen hetimore të Antimafies Italiane përmenden emrat e personave të përshirë në këtë aktivitet kriminal.
Por ajo që bie ne sy janë pseudonimet që ata përdornin për të mos u identifikuar nga autoritetet.
Konkretisht, një shtetase italiane me emrin Francesca Caputti njihej me pseudonimin “Gjyshja”. Një tjetër, Adi Çoba njihej nga anëtarët e tjerë të bandës me pseudonimin “Bisha”, ose “i shëndoshi”. Ndërsa Nuredin Kipitiu njihej me pseudonimin “Nuro”. Rigels Presi, njihej ndryshe nga anëtarët e bandës me pseudonimet Gelsi ose “Seriali”.