AKTUALITET, 13 Qershor 2026, 19:53

Nga Europa në SHBA e Kanada/ Protestat e shqiptarëve përfshijnë nesër kryeqytetet kryesore të botës

Nga Europa në SHBA e Kanada/ Protestat e shqiptarëve

Revolta qytetare e nisur në Tiranë ka kapërcyer çdo kufi, duke u shndërruar në një valë mobilizimi mbarëshqiptar në mbarë botën.

Pas tubimeve masive në Shqipëri e më gjerë, protestuesit kanë paralajmëruar se këtë të diel, më 14 qershor, diaspora do të ngrihet njëkohësisht në 17 qytete të mëdha të Europës dhe Amerikës së Veriut, me të njëjtën kërkesë të prerë: dorëheqjen e menjëhershme të qeverisë. 

Më poshtë renditen vendet ku shqiptarët do të mblidhen në sheshe këtë të diel:

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada

Vendet e Amerikës së Veriut do të kenë disa nga pikat më të nxehta të tubimeve të diasporës:

New York (SHBA)
Chicago (SHBA)
Boston (SHBA)
Michigan (SHBA)
Toronto (Kanada)
Gjermani

Pas protestave të javëve të kaluara, Gjermania mbetet epiqendra e reagimit në Europën Qendrore me katër qytete kryesore:

Berlin
Mynih
Këln
Stuttgart
Itali dhe Greqi

Fqinjët tanë, ku jeton edhe numri më i madh i emigrantëve shqiptarë, do të pasojnë lëvizjen e nisur në Milano me tubime të reja në:

Athinë (Greqi)
Gjenova (Itali)
Faenza (Itali)
Vendet e Bashkimit Europian dhe Skandinavia

Protesta do të shtrihet gjithashtu në qendrat kryesore të diplomacisë europiane dhe në vendet nordike, ku shqiptarët po organizohen në:

Hagë (Holandë)
Strasburg (Francë)
Vjenë (Austri)
Oslo (Norvegji)
Odense (Danimarkë)