TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Eksperti për çështjet ekonomike në PD, Dorjan Teliti, me anë të një reagimi në rrjetet sociale, iu ka bërë thirrje qytetarëve, që nesër në orën 11:00 të protestojnë përpara Bashkisë së Tiranës.
Teliti shprehet se qytetarët duhet të reagojnë sot, pasi ndryshe e keqja do të vazhdojë.
Postimi i Telitit:
PROTESTO TIRANË, ndryshe e “keqja” mbijeton!
????Ndihesh i tradhëtuar se shumë të premtuan, por premtimet nuk i mbajtën? Atëherë dil e protesto.
????Ndihesh i vjedhur se shikon që paratë e taksave të tua i kanë vjedhur 100% me skema të denja për grupe të struktuara kriminale? Atëherë dil e protesto.
????Ndihesh i tallur nga arroganca e disa politikanëve e zyrtarëve që nga të qënurit askushi një ditë të bukur të shesin mend e të bëjnë tangërllik milionerësh? Atëherë dil e protesto.
????Ndihesh i keqtrajtuar nga një administratë që stë përfill as ty dhe as shqetësimin tënd? Atëherë dil e protesto.
????Ndihesh i poshtëruar në dinjitetin tënd të nëpërkëmbur këto vite? Atëherë dil e protesto.
????Ndihesh në pamundësi për të blerë ushqimet dhe ilacet që të nevojiten pasi paratë tona vidhen e abuzohen dita ditës? Atëherë dil e protesto.
????Ndihesh i revoltuar për mungesën e cerdheve, kopështeve, shkollave, e klasave të mbipopulluara, pasi paratë merren por nuk shkojnë për investimet e domosdoshme, por vidhen me 5D e inceneratorë fantazëm? Atëherë dil e protesto.
????Ndihesh i frikësuar të hapësh qepenin e biznesit tënd se ke bindjen që falimentimi është në pragun e derës? Atëherë dil e protesto.
????Protesto Tiranë, protesto nesër me cdo mjet demokratik të mosbindjes civile.
⏰Nesër në orën 11.00 të mblidhemi të gjithë bashkë para Bashkisë Tiranë deri në largimin e Veliaj nga zyra e KryeBashkiakut të Tiranës.