TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Artan Hoxha, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, deklaroi se Edi Rama e di mjaft mirë se çfarë e pret nëse bie nga pushteti, ndërkohë që tha se vetëm ai mund të unifikonte njerëz kaq të ndryshëm në shesh kundër tij.
"Një nga gjërat e forta që kishte kryeministri, imazhi në mediat ndërkombëtare. Kishte mbështetje të madhe në mediat ndërkombëtare. Shqiptarët që protestojnë para konsullatave, para OKB që do të shkojnë, po na tregon një Shqipëri tjetër. Thoshim po shkojnë në BE për arsye gjeopolitike, por shqiptarët kanë treguar një pjekuri që europianët janë çuditur që këtu ngrihen për çështje të mjedisit.
Ditën e parë askush nuk e mendoi se do të ishte ajo pjesëmarrje. Mes tyre ishin organizatat ambientaliste. Kur e pa populli që dolën në rrugë, ajo i dha tjetër drejtim dhe qëndrueshmëri. Doli brezi i ri, shtresa e mesme, një popull protetues që nuk e kishim parë.
Është një pikëpyetje e madhe, hapi i rradhës. Në të mirë të vendit është që protesta vijon e unifikuar. Por shqetësimi është mos vjen dhe e kap dikush? Është edhe ky shqetësim, një test që duhet ta kalojë protesta. Edhe ata që ishin këtu kishin qëndrime të ndryshme. Në protestë nuk janë të unifikuar. Njeriu që unifikoi ata të dalin në shesh, është Edi Rama. Është nga ato aktivitete që thuhet u mundësua nën kujdesin e Edi Ramës. Ai detyroi njerëzit të dilnin në rrugë.
Më i rrezikuar është Rama sepse e di se çfarë e pret. Ai ka dalë garant që në këtë vend hajdeni dhe punoni, nuk ju prek kush. Edi Rama e di se çfarë e pret. Rama nëse nuk është atje ku tërhiqen fijet e pushtetit…. Vetëm ai njeri mund të bashkonte këtë konglomerat.
Rama na ka çuar te kjo pikë. Presim një ndërhyrje ndërkomëbtare, dhe ndërgjegjësim të tyre. Ata po e vëzhgojnë situatën", tha ndër të tjera Hoxha.