TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Neritan Sejamini bëri një panoramë të zymtë të rezultateve të CENSIT 2023 për popullsinë dhe banesat, realizuar nga INSTAT. Sipas tij, popullsia e Shqipërisë jo vetëm është plakur, por ka ulur produktivitetin sepse ka ikur shtresa e mesme dhe ajo ikën jo për arsye ekonomike, por sepse ka probleme sociale dhe për arsye të sigurisë.
“Do të vijë një moment që ne nuk do të kemi para për të paguar pensionistët nga rrëzimi i sistemit të sigurimeve shoqërore.
Nga ana tjetër personat që janë në moshë të madhe kanë nevojë për shërbime shëndetësore, pra rriten kostot shëndetësore dhe shëndetësia jonë është më pak e financuara, as 2 për qind e PBB-së.
Nëse na bie numri i popullsisë, ne duhet të investojmë në teknologji. Popullsia jo vetëm që është plakur, por ka ulur produktivitetin sepse ka ikur shtresa e mesme.
Kur ikën shtresa e mesme, jo për arsye ekonomike, por ka probleme sociale dhe të besimit, për arsye të sigurisë.
Është boshatisur veriu i popullsisë. Nga veriu i Krujës deri lart është vetëm 24 për qind e popullsisë”-tha Sejamini.