AKTUALITET, 7 Qershor 2026, 11:04

Nën akuzë si furnizues i heroinës, del fotoja e të arrestuarit. Kush është “Qorri”

Nën akuzë si furnizues i heroinës, del fotoja e të

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona për shitje droge, ndërsa iu sekuestrua 1 kg heroinë. Gëzim Muhameti, i nohur edhe me mbiemrin Demiri dhe Zhuljan Prençi u arrestuan në flagrancë, pas informacioneve që antidroga e Tiranës kishte marrë në rrugë operative.

Nga veprimet hetimore dyshohet se dy të arrestuarit do të furnizonin persona të tjerë me këtë sasi lënde narkotike, me qëllim shpërndarjen e saj në doza në zona të ndryshme të kryeqytetit, kryesisht në zonën e Tiranës së Re. Sipas burimeve, Gëzimi Muhameti i njohur me nofkën Gëzim Qorri, prej më shumë se 20 vitesh është i përfshirë në fushën e narkotikëve. Ai konsiderohet si një nga furnizuesit kryesor të grupeve të tjera që operacojnë në Tiranë.

Dyshimet janë se drogën ai e transportonte ehde në Itali. Origjina e heroinës së sekuestruar është Turqia, ndërsa Muhameti dyshohet se e kishte marrë sasinë në qytetin e Elbasant. Vlera e heroinës të sekuestruar kapte vlerën e mbi 50 mijë euro në treg. Gëzim Muhameti rezulton i dënuar më përpara për drogë.